Një në 4 evropianë në kufijtë e varfërisë

Një në katër evropianë rreth 120 milionë njerëz janë nën kërcënimin e varfërisë dhe ndihmës sociale në vitin 2011,sipas raportit të Eurostatit.
24.2% e popullsisë së 27 vendeve të BE,119.6 milion njerëz janë ballafaquar me një rritje të kësaj përqindje në krahasim me vitin 2010,për shkak të krizës ekonomike.

Përqindjet më të larta të njerëzve që përballen me kërcënimin e varfërisë janë në Bullgari 49%,Rumania dhe Letonia 40%,Greqia 31%.

Përqindjet më të vogla janë regjistruar në Republikën Ceke 15%,Suedi dhe Holandë 16%,Austri dhe Luksemburgu 17%.
Normat mbeten të qëndrueshme për vitin 2010 dhe 2011 për Gjermaninë dhe Francën në 19.9% dhe 19.3% respektivisht.
Njerëzit që i përkasin kësaj kategorie kanë kryesisht paaftësinë për të paguar faturat,ngrohjen dhe ushqimin jo të cilësisë së mirë,punësimi i ulët që kanë në familjet e tyre,një mungesë serioze e të mirave materiale pas një transferte sociale.
Në total në BE,17% e popullsisë është e kërcënuar me ulje të nivelit të jetesës nën kufirin e varfërisë,9% gjendet në varfëri të rëndë materiale dhe 10% jetojnë ne familje me intesitet shumë të ulët pune./alb-observer.com/