Xherdan Shaqiri, shqiptari me origjinë nga Kosova, mbrëmjen e djeshme, i ka siguruar një pikë skuadrës së tij Bajernit.
Ndeshja u luajt në llogari të javës 17-të të Bundesligës, ishte një pprbalje interesante pasi u ndeshën ekipet e dy shqiptarëve nga Kosova, Bajerni dhe Borusia Menshengladbah. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1. Pavarësisht se Bajerni ishte favorit mysafirët kaluan të parët në avantazh, me anë të një penalltie që Marks që e shndërroi në gol, në minutën e 21-të të takimit.
Shaqiri dhe Xhaka e nisën ndeshjen të dy si zëvendësues. Megjithatë hyrja e Shaqirit në lojë i siguroi një pikë Bajernit. Shaqiri depërtoi për mrekulli deri afër postës kundërshtare dhe nga ana e majtë shënoi në minutën e 59-të./alb-observer.com/