Ishin pikërisht përmbytjet në Afrikën e Jugut që u falën lirinë plot
15.000 krokodilëve që rriteshin në një rezervat. Kështu, krokodilët “e
arratisur” përfunduan në një nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit duke
alarmuar policinë dhe banorët.
Punonjësit e rezervatit, banorët por edhe policia arritën që të
ndalonin mijëra prej zvarranikëve, duke i lidhur këmbët e tyre dhe
litarë dhe më pas duke i vendosur në kampionë.
Rezervati i krokodilëve Rakuena, në kufi me Zimbabve nuk është i
vetmi në zonë. Shumica e krokodilëve që rriten aty janë më të vegjël se
dy metra. Bëhet me dije që krokodilët kultivohen me qëllim që lëkura e
tyre t’u shitet industrisë së modës. /alb-observer.com/