Hiqet si fantazëm për të mos paguar paratë, tmerrohet punonjësi i parkingut (Video)

Një video sa e frikshme aq dhe gazmore po qarkullon në shumë faqe të internet. Bëhet fjalë për një punonjës parkingu në Kinë që është tmerruar teksa një makinë pa shofer po i drejtohej atij.
Burri në fjalë është larguar me vrap duke e braktisur punën. Por mbrapa kësaj fantazme fshihej një vajzë e cila nuk kishte para të paguante parkingun dhe e fshehur prapa makinës e komandonte atë me një telekomandë. Në momentin kur punonjësi i parkingut u largua nga frika, ajo doli duke kaluar pa paguar për parkingun. E gjithë skena është rregjistruar nga kamerat e sigurisë./alb-observer.com/
Për më tepër shikoni videon…