E ndërsa skandali i qumështit të kontaminuar qe mund të shkaktojë
kancer, ka përfshirë edhe Shqipërinë, Drejtori i Politikave
Shëndetësore, Pëllumb Pipero ka dhënë ditën e sotme sqarimet përkatëse
dhe hapat që do të marrë ky institucion.
“Jemi para jush pas një fakti të bërë publik për mediat pas prezencës
së aflatoksinës në qumësht. Fakti që u konstatua fillimisht në Kosovë
nuk do të thotë se AKU dhe ISHP e kanë pasur jashtë vëmendjes së tyre
mishin e qumështin. Autoritetet Shëndetësore ndërhynë kur ka
informacione për shtim të helmimeve në njerëz, apo kur ka sinjalizime
për prani të faktorëve të riskut, flas për hetim epidemiologjik”,u
shpreh ai.
Më tej ai ka sqaruar se aflatoksinat janë lëndë toksike të prodhuara
nga kërpudhat dhe aflatoksina B1 është më e rrezikshme pasi dëmton
mëlcinë duke shatuar kancer ose cerozë.” Në rastin e qumështit flitet
për doza shumë të vogla, ne s’kemi pasur asnjë rast me probleme nga
aflatoksina”, ka qetësuar Pipero.
Ja llojet e qumështi të bllokuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës që I përkasin “Primalat” dhe “Fast”.
1. Qumësht “MEGGLE” 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga BIH,
2. Qumësht “Fast” 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria
3. Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e
sakadencës 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, Qumësht
Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt.
Skadencës 01.08.2013,
4. Qumësht ZOTT 3.5% me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga BIH të
cilat kanë qenë me data skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013
20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe
qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013
5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë./alb-observer.com/