Ajo para pak ditësh mbushi plot 105 vjeç dhe është rregjistruar si përdoruesja më e vjetër e Facebook-t. Quhet Edythe Kirchmaier dhe është një përdoruese e rregullt e rrjetit social. 105 vjeçarja poston foto, bënë komente shkruan statuse nga më të ndryshme dhe të gjitha këto me të rinjtë pasi ajo nuk ka asnjë bashkëmoshatar.
Madje aq në formë është Edythe saqë para pak ditësh dha provimin për të rinovuar patentën. Për fuqinë dhe energjinë që përcjellë ajo tek të tjerët ka bërë që të ketë një numër shumë të madh miqësh në Facebook dhe të jetë e adhuruar nga mijëra njerëz./alb-observer.com/