Joana qëndron në të njëjtin krevat me Anaidin e të dy fillojnë të
diskutojnë për Elonën. Joana gjykon sjelljen e saj si edhe debatet që ka
bërë me të, duke e fajësuar Elonën për gjithçka në lidhje me zënkat që
kanë pasur me njëra-tjetrën. Ndërsa Anaidi thotë se marrëdhëniet me
Elonën i ka të mira dhe se në shumë raste në zënkat mes tyre ka pasur
faj Joana e për këtë ai e ka këshilluar vazhdimisht.
Pas kësaj bisede Joana fillon të qajë me pretekstin se e ka marrë
malli për të afërmit e saj, madje shpreh dëshirën për të dalë nga
shtëpia e Big Brother, ndërkohë që Anaidi e këshillon dhe e qetëson atë,
duke u munduar ta bëjë të ndihet më mirë. Ata dalin në kopsht e flasin
me njëri-tjetrin. Ajo tregon se pse ndihet e lodhur nga qëndrimi në
shtëpi, duke thënë se ndihet e kërcënuar nga banorët që e sulmojnë
vazhdimisht si edhe e bezdisur nga fjalët e tyre banale. Anaidi e
këshillon që këto gjëra t’ia shprehë në sy banorëve, në mënyrë që edhe
vetë të ndihet më mirë. Anaidi nuk e beson aspak se ajo që është duke
thënë Joana është e vërtetë, madje i bën të qartë asaj se nëse vërtet
është duke menduar kështu, atëherë ajo ka karakter shumë të dobët dhe
shton se këtë gjë nuk e kishte kuptuar deri më tani.
Më pas ata shkojnë në dhomën e ndenjes, ku Anaidi mundohet për minuta
të tëra ta qetësojë, duke e përqafuar e duke e qetësuar. Ai madje i
vendos kushte asaj, duke i thënë se nëse ajo vendos që të dalë nga
shtëpia, nuk ka për ta takuar asnjëherë kur të dalë jashtë. Të dy
shkojnë në dhomën e gjumit dhe flenë pas puthjesh e përqafimesh mes
njëri-tjetrit.
29 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)