Ai, që në fillim u prezantua si një djalë pa komplekse, i lirë, siç ka
dhe emrin. Për këtë arsye u bë shpejt personazh, dhe shpesh situatat në
shtëpinë e famshme kanë për protagonist Ilirin. E tillë paraqitet edhe
jeta e tij para hyrjes në “Big Brother”, trasgresive, me drogë, alkool,
me femra, por dhe me meshkuj. Ne zbuluam disa foto skandaloze në
profilin e tij të “myspace”, ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i
zhveshur, duke bërë veprime provokuese me femra dhe me meshkuj. Në disa
foto të tjera, Iliri duket i dehur teksa bën veprime të pakontrolluara
në rrugë. Ai ka folur në fakt për udhëtimet e tij, gjatë bisedave me
banorët e tjerë, dhe deri diku ka treguar për daljet e vona. Mirëpo
fotot që ne zbuluam paraqesin, një anë të fshehtë të djalit inteligjent,
me memorie të jashtëzakonshme, që di 1000 tekste këngësh përmendësh...
(Bluetooth/BalkanWeb)