Dy peshkatarë vlonjatë janë zhdukur teksa po peshkonin në afërsi të
Zvërnecit. Sipas policisë, ata kanë dhënë alarmin SOS rreth orës 7:00 të
mëngjesit të sotëm dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e
tyre.
Fillimisht është kontaktuar nëpërmjet telefonit me ta dhe peshkatarët
kanë bërë me dije se ndodhen në veri-perëndim të Sazanit, por më pas
kanë humbur përfundimisht kontaktet me ta. Dyshohet se rryma detare i ka
tërhequr në drejtim të Vjosës dhe rojet bregdetare kanë ndërmarrë një
operacion kontrolli në det për të bërë të mundur gjetjen e tyre.
Megjithatë deri më tani moti i keq dhe deti i trazuar e kanë bërë të
pamundur gjetjen e tyre./alb-observer.com/