Inspektorët të cilët vizituan një restorant të
ushqimit të shpejt në Suedi nuk mundën të fshehin habinë kur në një
kuzhinë gjetën mikserin për përzierjen e betonit. Si shkruan gazeta
Svenska dagbladet, ata u befasuan edhe më shumë kur punëtorët e
restorantit i njoftuan se atë mikser e përdorin për përgatitjen e
salcës, transmeton Koha.net.
“Dolëm për të vizituar restorantit
pasi një myshteri na informoi se në ushqimin e blerë në atë restorant
kishte hasur në një vidhë”, tregoi një nga inspektorët.
Pasi
pronari i atij restoranti është i ri në punën e hotelerisë, inspektorët
nuk ia mbyllën restorantin, por mori vërejtje, të cilën e ka kuptuar
shumë seriozisht, pasi që ditën e nesërme u pajis me aparate
profesionale të kuzhinës.