Shaka nga më të ndryshmet janë bërë gjatë orës së leksioneve në
universitete të ndryshme. Sot po ju paraqesim një prej tyre që është
tejet argëtuese dhe e organizuar mjaft mirë.
Ndodhemi në universitetin Michigan University, gjatë orës së kimisë,
kur një “hajdut” hyn në mes të mësimit dhe rrëmben çantën e një
studenteje. Ai deklaron se askush nuk mund ta ndalojë. Papritur, në
auditor shfaqet një grup mariachi dhe menjëherë pas tyre… Zorro!
Por në këtë farsë argëtuese, përshtypje mjaft të mira na la edhe
profesori i kimisë, i cili jo vetëm që nuk i ndërpreu, por u argëtua me
këtë shaka. Shijojeni, në videon e mëposhtme: /alb-observer.com/