Një hap larg tragjedisë ndodhej një autobus i kompanisë urbane PKS të
Polonisë, kur drejtuesit të automjetit i ra të fikët. Por dy gra të
shkathëta, pasagjere të autobusit, rrëmbyen menjëherë timonin dhe
vendosën kontrollin e autobusit.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit Kismark dhe u regjistrua nga kamerat e automjetit.
Pamjet janë vërtet prekëse dhe në to duken lëvizjet e sakta të dy
grave, të cilat, siç theksoi edhe kompania e autobusit, ia dolën mbanë
dhe i shpëtuan jetën 20 pasagjerëve të autobusit. /alb-observer.com/