Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ka mbetur një viktimë.
Bëhet fjalë për shtetasin 45-vjeçar Kujtim Kraja, i cili është ekzekutuar me armë zjarri tip automatik.
Kraja është vrarë pranë varrezave të dëshmorëve, në vendin e njohur
si Storm Golem. Ai është qëlluar brenda në kamionçinën e tij. Viktima
ishte nipi i Edmir Koçisë, shtetas me precedente penale, i njohur si i
forti i Shkodrës, i cili u vra në nëntor të 2012-ës në moshën
38-vjeçare.
Policia e mbërritur në vendngjarje, ka filluar hetimet për zbardhjen e
vrasjes. Pista kryesore e hetimeve, është ajo e
hakmarrjes./alb-observer.com/