Dushi me ujë të ftohtë është një lloj hidroterapie, që në të kaluarën
ka qenë e njohur si trajtim mjekësor. Përdorimi i lehtë i ujit të
ngrotë dhe medikamentet kontribuan që dushi i ftohtë të harrohet edhe
pse ai ka disa përparësi shëndetësore.
Rritja e imunitetit – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave te
bardha të gjakut dhe në këtë mënyrë rrit imunitetin. Për këtë ka më pak
mundësi që të sëmuremi nga ftohja apo gripi, madje edhe nga ndonjë lloj
tumori.
Përmirësimi i qarkullimit – Qarkullimi i mirë është kryesor për
shëndetin në përgjithësi. Ndryshimet e herëpashershme të ujit të ngrohtë
dhe të ftohtë gjatë dushit e përmirësojnë qarkullimin, sepse vjen deri
në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo mund të pengojë edhe
hipertensionin, dukuri e zgjerimit të venave dhe të ndihmojë që të
ndjeheni dhe dukeni më mirë.
Rregullimi i temperaturës së trupit – Nëse keni në mënyrë kronike
duar dhe këmbë të ftohta apo konsideroni se djersiteni shumë, atëherë
provoni një dush të ftohtë.
Nxit dobësimin – E përshpejton metabolizmin dhe e aktivizon djegien e
qelizave dhjamore. Do të vereni se dobësoheni më lehtë dhe se është më e
mirë rritja dhe rikuperimi i indeve muskulore.
Ul depresionin – Uji i ftohtë stimulon pikën blu të trurit dhe nxit prodhimin e niradrenalinës, e cila e ul depresionin.
Flokë dhe lëkurë më të shëndetshëm – Uji i ngrohtë e than lëkurën,
ndërsa ai i ftohtë e tendos atë dhe poret dhe i jep shkëlqim flokut.
Dushi i ftohtë është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me
lëkurën siç janë aknet ndërsa ndihmon edhe për detoksifikim.