Obama: Unë presidenti i që pëlqej “Gangham style”
Gangham style, është një nga këngët më të pëlqyera të momentit, madje është cilësuar edhe si më e klikuara e të gjitha kohërave në internet . Një këngë që k tërhequr vëmendjen e të gjithëve ,veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve anë e mbanë botës,megjithatë kënga e këngëtarit koreanojugor “PSY, ka tërhequr vëmendjen e njeriut më të pushtetshëm të botës, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili tregon se është i fiksuar pas ”Gangham Style” dhe se ndonjëherë përpiqet të imitojë lëvizjet qesharake të “PSY” në shtëpinë e tij. Në rrëfimin e tij për revistën e njohur amerikane “People” Obama shprehet se ka filluar të pëlqejë edhe më shumë këngën për të ngacmuar dy vajzat e tij, 14-vjeçaren Malia dhe 11-vjeçaren Sasha. Gjithashtu Obama tregon se vajzat e tij ndihen të “turpëruara”, sikletosura kur e shohin të tentojë të imitojë kërcimin qesharak. “Vajzat janë më të përparuara se unë. Ka disa gjëra që atyre u duken jo interesante, por që unë i pëlqej. Ky është edhe rasti i “Gangham Style”, kjo e bën edhe më sfiduese për mua, pasi vajzat nuk e pëlqejnë këtë këngë”, deklaroi Obama