Jay-Z ngushëllon Rihanën me një Porsche, xhelozohet Rita Ora

Duket se këngëtarja e njohur Rihana nuk ka për ta vuajtur edhe shumë ndarjen me Chris Broën pasi për ta sjell në qejf ka menduar Jay-Z. Kështu pronari I kompanisë diskografike, “Roc Nation” që e ka këngëtaren nga Barbados nën patronazh, I ka dhuruar asaj për Krishtlindje një “Porsche 911 Turbo S”, çmimi i së cilës shkon deri në 160.700 dollarë.
Rihanna e ka postuar foton e makinës së saj të argjendtë në Instigram, teksa e ka shoqëruar me komentin: “Faleminderit vëllezërit e mi të “Roc”! Ju dua të gjithëve! Jeni të çmendur që më bëtë një dhuratë të tillë…”.

Megjithatë ky veprim zemërgjerësie I Jay-Z ka ngjallur xhelozinë e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ashtu si Rihana është nën patronazhin e Jay-Z. Ndoshta tashmë e ka radhën ajo për të marrë dhuratën e saj të Krishtlindjeve./alb-observer.com/