Plas sherri, Adelina Tahiri dhe Loreta Kaçka për pak sa nuk kapen për flokësh

Xhelozitë dhe hatërmbetjet gjithmonë kanë qenë prezente në botën e artit. Këtë radhë ka qenë radha e dy kënëgtareve, Adelina Tahiri dhe Loreta Kaçka, e njohur nga të gjithë si Lori, të cilat për pak sa nuk janë kapur për flokësh ditën e hënë gjatë xhirimeve për festat e fundvitit në televizionin “Alsat” në Shkup. Kështu sipas dëshmitarëve okularë sherri ka filluar për shkak të akuzave që Lori ka hedhur ndaj Adelinës, duke i thënë se gjatë performancës së saj në skenë ajo dhe e ëma e saj e kanë përqeshur me mimika.

Akuzat janë përgënjeshtruar  nga Adelina dhe e ëma e saj, duke thënë se nuk është e vërtetë se e kanë përqeshur atë por ndërkohë ngritja e toneve e ka shtuar tensionin i cili për pak ka kaluar në konfrontim fizik. Ka qenë ndërhyrja e kolegëve të tjerë ka qetësuar gjakrat edhe pse për momentin…/alb-observer.com/