Të gjithve ju kujtohet Genta Gjalpi, banorja e njohur e spektaklit “BB5”. Ajo është duke përfunduar librin e saj të parë. Mësohet se Genta do ta hedhi në treg librin me titull ”Ndiqe zemrën time”në fund të muajt janar. Gjatë një intërviste ajo flet se pasionin për të shkruar e ka trashëguar nga babi i saj dhe ky libër do të jetë një surprizë për të gjithë fansat që e kanë mbështetur.
”Pasionin për të shkruar e kam trashëguar nga babai im, i cili ka qenë dhe financues i librit tim. Në fund të nëntorit, babai im kishte ditëlindjen, kishte mbledhur një shumë të konsiderueshme lekësh për të festuar 50-vjetorin e tij, por në vend që t’i bëja unë dhuratë, më bëri ai, duke më thënë se ai do të ishte më shumë i lumtur sikur të realizohej ëndrra ime. Që nga ai moment, për gati një muaj rresht jam strukur si urithi në shtëpinë e gjyshërve të mi, duke i dhënë dorën e fundit atij libri, të cilin kisha më shumë se dy vite që e punoja. Kjo ishte arsyeja pse unë kam humbur këto kohë.”
Gjithashtu ish banorja e “Big Brother 5 “shprehet se libri i kushtohet femrave të sotme dhe ajo beson se do të ketë shumë sukses me këtë botim./alb-observer.com/