Anne Hathaway është “lodhur” nga imazhi i vajzës së mirë. Aktorja, e cila pritet të nominohet për çmimin Oscar për interpretimin e saj në rolin e Fantinës në “Les Misérables”, është rrëfyer në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar që do të publikohet në shkurt.
Pas suksesit në “Dialli vishet me Prada”, Anne është bërë e famshme me disa role, ku ajo shfaqet me një bukuri natyrale “ujë e sapun”.
“Nuk jam Rihanna. Nuk jam cool si ajo. Kur takoj fansat në rrugë, më kërkojnë një përqafim, në vend të fotos, dhe këtë e bëjnë sepse vlerësojnë punën time”, ka rrëfyer Anne. Më tej ajo pranon se gjithmonë është parë
filmave me kartona: e ëmbël, e arritshme, pa kurajo dhe sex appeal. Por nuk jam aspak e tillë”, ka treguar ajo.
Pas fotografive pa të mbathura në premierën e “Les Miserables”, Hathaway shfaqet sensuale dhe agresive në kopertinën e Harper’s Bazaar dhe shërbimin fotografik të brendshëm, ku ajo është veshur nga Valentino, Christian Dior, Louis Vuitton, Swarovski, Bulgari e Ralph Lauren.
Më herët Anne ka rrëfyer se dëshiron të bëhet nënë sa më shpejt. “Kam dashur të bëhem nënë që kur isha 16 vjeç. Tani që jam 30 vjeç dëshiroj të kem një familje të madhe. Do të nis me një fëmijë të shëndetshëm, por më pëlqen të kem shumë dhe të adoptojë disa”” ka thënë ajo për revistën “Stella”.
(gazeta-Shqip.com)