Ky 15 vjecar është cilësuar nga mediat franceze si Albert Einstein, i Riu. Kjo, pasi në këtë moshë ende të vogël, ai ka dhunti të vecanta, madje ka arritur të publikojë një studim për galaktikën. Ai quhet Neil Ibata dhe frekuenton ende liceun. Megjithatë kur ka kohë të lire, ai shkon të bëjë stazh në observatorin e qytetit, ku punon i ati.
“Në fund të verës kisha dëshirë t’i mësoja programimin dhe i kërkova të modelonte pikërisht lëvizjen e këtyre galaktikave xhuxhe. Në vetëm një javë Neil arriti të zbulojë që ato krijonin një disk që rrotullohet”, shprehet babai I tij në një intervistë mediatike..
Studimi ka zbuluar se rreth galaktikës Andromeda rrotullohen shumë galaktika të tjera xhuxhe, që formojnë një disk të përsosur që rrotullohet ndërsa rëndësia e këtij zbulimi është pasqyruar edhe në faqet e revistës së shkencës Narture. “ Këto rezultate vënë në pikëpyetje të gjithë teoritë për formimin e galaktikave”, shkruan Brent Tully nga universiteti i Haëaii në një opinion të tij rreth studimit./alb-observer.com/