Dhëndri që grabiti vjehrrin: “Makinën e bleva me lekët e mia”

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për dhëndrin grabitës, i cili së bashku me të fejuarën e tij 18-vjeçare i vodhën vjehrrit 88 mijë franga zviceriane dhe 40 milion lekë.

Gjatë seancës 24-vjeçari Ismail Xhindi është shprehur: “Nuk kam patur dijeni që e fejuara po i vidhte lekë të atit, unë vetë kam qenë në shtëpinë e vjehrrit vetëm ditën që u fejova, edhe nëse e fejuara mund të ketë marrë lekë, ato kanë qenë në shuma tepër të vogla nga sa pretendohet”.


Dje, informon alb-observer.com  gjykata e Durrësit dha masën “arrest me burg” edhe për Fatma Buziun, e cila në sallën e gjyqit  u shpreh se është penduar për veprimin e saj.
Arrestimi i 18-vjeçares, është bërë nga efektivat e policisë më 3 janar pasi vërtetuan, se në periudhën korrik-dhjetor të vitit që lamë pas, në një kasafortë në banesën e të atit të saj Shkëlqim Buziu, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Në momentin e arrestimit, policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale 18-vjeçares i është bllokuar shuma prej 600 mijë lekësh të reja.