Zbulon hajdutin e telefonit, shikoni se çfarë i bën… (Video)

Një kanal televiziv ka transmetuar një video amatore, ku tregon përleshjen një 26 vjeçari me hajdutin që i grabiti telefonin iPhone.

Ngjarja ka ndodhur në San Diego të Kalifornisë, ku amerikanit Keneth Schmidgall i vodhën celularin gjatë një kocerti. Ai tentoi disa herë me telefonata numri të tij, por nuk mori asnjë përgjigje.

Kështu së bashku me një shok përdorën një aplikacion të quajtur “Find my iPhone” për të gjurmuar telefonin duke përdorur GPS.

Pas shumë përpjekjesh, i riu gjeti personin që i kishte grabitur iPhone duke u përplasën fizikisht për 18 minuta. Pronari i telefonit  përpara se ta rrihnte hajdutin përdori një spraj me piper për të gjunjëzuar atë. Më pas ka ardhur policia ku ka arrestuar hajdutin dhe tashmë videoja po bën xhiron në internet duke marrë klikime dhe komente të ndrsyhme.
Videon e gjeni KËTU! /alb-observer.com/