E pabesueshme, 3 vjeçari luan mes krokodilëve

Fotot e një djali 3 vjeçar po bëjnë xhiron e botës. Ai quhet Charlie Parker dhe i do shumë kafshët dhe zvarranikët dhe sidomos krokodilat. Imazhet e mëposhtme  tregojnë vogëlushin duke luajtur me “shokun” e tij aligator me emrin Gump.
Prindërit e fëmijës janë pronarë të një kopshti zoologjik në Ballarat të Australisë. Nëna e 3 vjeçarit tregon se Charlie që kur ishte 8 muajsh kalonte një pjesë të ditës në kopësht me kafshët, ku i prekte dhe qeshte me to.
Ndërsa babi, Greg Parker, tregon se është shumë krenar për djalin: “Nuk e kemi nxitur të qëndrojë me krokodilët, thjesht ai i do shumë kafshët. Sigurisht që si të gjithë fëmijët ai ka frikë nga shumë gjëra, por jo nga gjarpërinjtë dhe krokodilët.”/alb-observer.com/