Një veprim heroik është quajtur momenti kur një oficer policie shpëton një grua nga vdekja.
Ngjarja ka ndodhur në Madrit, ku një 52 vjeçare ishte duke pritur trenin dhe i bije të fikët. Gruaja rrëzohet mbi shinat e trenit dhe oficeri 39 vjeçar vrapon drejt saj për ta shpëtuar.
Videon e ka publikuar policia spanjolle dhe duket qartë se si oficeri, i cili në ato moment nuk ishte ne detyrë, vrapon në shina dhe e largon gruan, pavarësisht se treni ishte pak sekonda larg./alb-observer.com/