Messi i Tajlandës, në Atletico Madrid


Teerasil Dangda, futbollist tajlandez, është duke u provuar qe dy javë në ekipin spanjoll Atletico Madrid. Ndoshta ai mund të jetë i panjohur në Evropë, por kjo nuk ndodh edhe në vendlindjen e tij. Ai në atdhe është yll dhe konsiderohet si Lionel Messi apo Wayne Rooney i Tajlandës.
24 vjeçari, i cili luan si sulmues, aktualisht luan në ligën tajlandeze dhe është pjesë e ekipit Muangthong United dhe për ekipin kombëtar të Tajlandës.
Njohësit e futbollit spanjoll besojnë se Dandga mund të jetë i suksesshëm në futbollin evropian, në cilëndo ligë, pasi që posedon kualitete dhe talent. /Fish Media/