Një tifoz e sfidon Ibrahimovicin


Një ide, sa e veçantë, ashtu dhe e çmendur. Një tifoz i Paris Saint Germainit, duke e ditur se ekipi i tij i zemrës do ta blinte Zlatan Ibrahimovicin, e kishte blerë dominion e internetit Zlatan.fr, duke e parashikuar se do të mund ta tërhiqte sulmuesin suedez.
Tash kërkon nga Ibrahimovic, nëse ky i fundit është i interesuar për ta bërë një uebfaqen zyrtare, që ta mposht në së paku njërën nga 12 sfidat, njëra prej të cilave një lojë në Fifa 2013, një përballje me penallti ose tri abonime të përjetshme në tribunat e stadiumit Parc des Princes.
Ndër propozimet më kurioze është një fanellë e PSG-së me mbishkrimin: ‘Pas Zlatanit, ti je më i miri!’. Gjithashtu, tifozi i ‘çmendur’, në një kërkesë tjetër përmend faktin se Ibra duhet ta kalojë një muaj në shtëpinë e tij ose ta tregojë një foto të së dashurës së tifozit, pasi ta shënojë ndonjë gol.
Ose, ose, ta zhvillojë një meç në Taekwondo, ku futbollisti me prejardhje boshnjake është ekspert. Tifozi francez ka treguar se deri tash i ka refuzuar të gjitha ofertat ekonomike për ta shitur uebfaqen, por pas krizës ekonomike botërore, ai mund të vendos edhe ta shesë atë, nëse suedezi nuk ia plotëson njërën nga kërkesat… /Fish Media/