Banorët e Big Brother zbulojnë sekretin e Olsenit?

Tatuazhi i Olsenit është bërë temë diskutimi në shtëpinë e Big Brother Albania 6.

Gjatë kohës që Olseni, Jonilda, Marslini dhe Shpendi po qëndronin në oborr dhe po diskutonin, Jonilda sheh tatuazhin në gjoksin e Olsenit. Ajo i hap kanatierën dhe e pyet se kush është në tatuazh. Gjithashtu edhe Marselini fiksohet pas tatuazhit të Olsenit. Jonilda hedh dyshimin se mund e ëma ose ndonjë e dashur, ndërsa Marselini thotë që po të ishte mamaja e tij në tatuazh atëherë do ta kishte bërë në zemër. I gjendur para kësaj vështirësie, Olseni vetëm mund të pohojë variantin e Marselinit dhe thotë të njëjtën gjë, që nëse do të ishte e ëma, atëherë o ta kishte bërë pranë zemrës.

Banorët duken këmbëngulës për të gjetur se cili është personi që Olseni ka bërë tatuazh. Olsenit i duhet të sajojë një histori të shpejtë dhe i thotë që në tatuazh është një e dashura e tij. Për ta bërë historinë më të besueshme, ai shton se ka qënë në gjendje të dehur kur e ka bërë tatuazhin, por me atë vajzë emri i së cilës është Konstantina ka ndenjur rreth tre vjet. Tregimi i Olsenit bëhet edhe më i besueshëm kur ai i tregon emrin e bërë tatuazh tek parakrahu. Me sa duket banorët e besuan por mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të rihapet sërish kjo temë. /albeu.com/