Grabiste makina të tipit të fundit, prangoset 33 vjeçari nga Kruja

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 33-vjeçarin Afrim Xhixha, të dyshuar për një numër të caktuar vjedhjesh makinash në Durrës. Xhixha është prangosur në një pikë servisi, në zonën e Niklës, shumë pranë Fushë Krujës, ku edhe banonte. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit bënë të ditur se gjatë pesë muajve të fundit të vitit të kaluar, 33 vjeçari ka vjedhur të paktën 10 autovetura, prodhime të viteve të fundit. Një muaj më parë ishin arrestuar dy bashkëpuntorët e tij, Eduart Xaka, 24 vjeç dhe Naim Murati, 44 vjeç, nga Kruja.

Të dyshuarit nga Kruja për të kryer grabitjet shfrytëzonin momentet kur drejtuesit largoheshin nga automjeti për pak çaste, duke i lënë ato të ndezura. Gjithashtu mëoshet se në cilësinë e provës materiale, në momentin e arrestimit, 33-vjeçarit Xhixha iu sekuestrua edhe një pistoletë./alb-observer.com/