Elena dhe Eldora bëjnë plane për të vënë në lojë banorët

Eldora dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes dhe teksa shohin banorët e tjerë fillojnë të bëjnë plane.
Eldora thotë se e ka nisur mbarë ditën e sotme duke qeshur me lojën që i bënë Ilirit duke i vendosur vezë në krevat dhe Xhimit që i vendosën banane sipër kokës. Ajo hedh idenë që të bëjnë një tjetër lojë kundrejt banorëve.
Elena pranon dhe i thotë “i vendosim ndonjë gjë poshtë jastëkut që t’i vijë erë e keqe”. Nga ana tjetër Eldora hedh idenë që të lyejnë jastëkët me piper në mënyrë që të shkaktojë teshtima te banori që do të bjerë pre e lojës së tyre.
Elena kërkon që këtë herë të vënë në lojë Anaidin dhe premton se ajo do ta hutojë me muhabet, ndërsa Eldora do të bëjë rrengun për të.
Dy vajzat mendojnë që në lojë të përfshijnë edhe Altinën dhe diskutojnë për banorët e tjerë që mund të përfshijnë në lojë. Për disa minuta ato diskutojnë rreth mundësisë së objekteve që mund të përdorin për të bërë një lojë që mund të shkaktojë sa më shumë të qeshura.