BB6, Dyshime për Xhimin: Mund të jetë gay?

Elena dhe Eldora janë duke biseduar për Xhimin. Eldora hedh dyshimin që Xhimi mund të jetë “gay”. Marselini duket sikur ja mbështet mendimin megjithëse duket paksa i luhatur. Të tre thurin plane se si mund ta vërtetojnë një gjë të tillë. Marselini thotë se mund të shkojë e ta pyesë drejtpërdrejtë. Eldora mendon se ka zbuluar sekretin e Xhimit dhe nuk e lë Marselinin t’ia thotë drejtpërdrejt Xhimit. Por Marselini i thotë: “Nuk është ndonjë sekret i madh, sepse ai duket“. Të tre qeshin.
Eldora thotë që ka tërë javën që e studion sepse ka dyshime për të. Elena shton edhe një fakt tjetër, që Xhimi bën debat gjithmonë për kuzhinën dhe vetëm me vajzat.
Marselini thotë që ai e ka provokuar Xhimin dhe i ka thënë që ka një bisedë të cilën do ta konsumojë vetëm për vetëm me Xhimin. Këtë ai e bëri pasi donte të shikonte reagimin e tij. Të tre vazhdojnë të thurin plane se si mund ta vërtetojnë në mënyrë që të jenë të bindur për zbulimin e një sekreti. Por gjithçka mbetet në kuadrin e dyshimeve.