Ç’po ndodh? Pse tani stërvitja e shërbimit kombëtar amerikanë të FEMA-s për menaxhimin e situatave të UFO-ve?

Një njoftim zyrtar i Agjencia e Federatës së Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka ngjallur shqetësime të mëdha. Federal Emergency Management Agency, e ashtuquajtura FEMA, ka njoftuar se do të realizoj një stërvitje për përballimin e situatave jo të këndshme, si ajo e ardhjes në ndesh me Jashtëtokësorët!
Por, pyetja që lindë është pse në këtë kohë?

Pse tani?
Kur dimë fare mirë se qeveria amerikane e ka “përgënjeshtruar” publikisht ekzistencën e UFO-ve!
Në njoftimin e publikuar në sajtin e saj zyrtarë, FEMA bënë me dije se do të realizoj një stërvitje të politikave mbrojtëse të situatave emergjente që do të realizohet më 27 prill. Skenari kryesor i kësaj stërvitje është rrëzimi i një UFO-je dhe ekzistenca e Zombie! (ZOMBIE UFO CRASH DISASTER FULL-SCALE EXERCISE)!
Skenari ndahet në dy pjesë: pjesa e parë i përket zhdukjeve masive të popullatës dhe tjetra atë shpëtimit një e nga helikopterët. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë dhe dy shërbime të tjera amerikane, ajo e CERT (Computer Emergency Readiness Team), e cila ka të bëjnë me çështjet e sulmeve kibernetike dhe për të ndihmuar qendrat e situatave të emergjencës, EOC (Emergency Operations Center).
Stërvitja do të realizohet, siç e përmendëm ë sipër, ditën e shtunë më 27 prill nga ora 9 e paradites deri në 17:00 në qytetin Moscow të shtetit të Idaho. Parashikohet të marrin pjesë një numër shumë i mash forcash, pasi vetëm specialistët e fushës parashikohen të jenë mbi 100./alb-observer.com/