BB6: Joana e mërzitur, mendon të dalë nga BB, Anaidi e këshillon të qëndrojë

Joana qëndron në të njëjtin krevat me Anaidin e të dy fillojnë të diskutojnë për Elonën. Joana gjykon sjelljen e saj si edhe debatet që ka bërë me të, duke e fajësuar Elonën për gjithçka në lidhje me zënkat që kanë pasur me njëra-tjetrën. Ndërsa Anaidi thotë se marrëdhëniet me Elonën i ka të mira dhe se në shumë raste në zënkat mes tyre ka pasur faj Joana e për këtë ai e ka këshilluar vazhdimisht.

Pas kësaj bisede Joana fillon të qajë me pretekstin se e ka marrë malli për të afërmit e saj, madje shpreh dëshirën për të dalë nga shtëpia e Big Brother, ndërkohë që Anaidi e këshillon dhe e qetëson atë, duke u munduar ta bëjë të ndihet më mirë. Ata dalin në kopsht e flasin me njëri-tjetrin. Ajo tregon se pse ndihet e lodhur nga qëndrimi në shtëpi, duke thënë se ndihet e kërcënuar nga banorët që e sulmojnë vazhdimisht si edhe e bezdisur nga fjalët e tyre banale. Anaidi e këshillon që këto gjëra t’ia shprehë në sy banorëve, në mënyrë që edhe vetë të ndihet më mirë. Anaidi nuk e beson aspak se ajo që është duke thënë Joana është e vërtetë, madje i bën të qartë asaj se nëse vërtet është duke menduar kështu, atëherë ajo ka karakter shumë të dobët dhe shton se këtë gjë nuk e kishte kuptuar deri më tani.

Më pas ata shkojnë në dhomën e ndenjes, ku Anaidi mundohet për minuta të tëra ta qetësojë, duke e përqafuar e duke e qetësuar. Ai madje i vendos kushte asaj, duke i thënë se nëse ajo vendos që të dalë nga shtëpia, nuk ka për ta takuar asnjëherë kur të dalë jashtë. Të dy shkojnë në dhomën e gjumit dhe flenë pas puthjesh e përqafimesh mes njëri-tjetrit.
29 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)