Davutoglu: “Askush nuk guxon të rrethoj Turqinë, nuk e njohim të drejtën ndërkombëtare për detin”

Në orbitë përplasjeje ndodhen aktualisht Greqia dhe Turqia, përsa i përket përcaktimit të kufirit detarë dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në Egje.
Greqia tentoi para pak kohësh të “shfrytëzoj” konventat ndërkombëtare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të shpalljes së njëanshme të kufiri detar (atë të viti 1982, të cilën Turqia nuk e ka firmosur) por kjo gjë ka irritur shumë palën turke, e cila me anë të Ahmet Davutoglu, është shprehur: “ Askush nuk mund të rrethoj Turqinë, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë në Egje. Turqia, ka të drejtë të kryej studime dhe kërkime për hidrokarbure në Egjeun Lindor”.
Nga ana e saj pala greke me anë të ministrit të jashtëm Dimitris Abramopoulos, mundohet të mbaj tone të ulëta duke e komentuar situatën dhe deklaratat e palës turke “Nevojiten politika të sinqerta dhe të përmbajtshme”./alb-observer.com/