Nëna e Elenës: “Vajza ime nuk duhet të rri me mbathje nëpër shtëpinë e “Big Brother”

Nëna e Elena Likës e cila  është vajza më e vogël në “Big Brother” mendon se vajza e saj nuk duhet të rri me të brendshme në shtëpinë e përbashkët. Duke shpjeguar se vajza është shumë lart sjelljes së saj reale, ajo sqaron se duke qenë më e vogla dhe me diferencë moshe e ka pak të vështirë të përshatet me të tjerët. Me tej ajo sqaron se I kishte thënë vajzës që të merrte pizhama me vete por Elena e kishte kundërshtuar.
“Ajo ashtu vishet edhe nëpër shtëpi, edhe siç duket harron që atje e shohin të gjithë. I duket sikur është në shtëpi… Dhe ky ishte një konflikt që patëm para se të hynte në “Big Brother”. Unë e porosita, i thashë të marrë me vete pizhamet e të vishet siç duhet. Ajo që më thoshte: Po ti mami e di që unë nuk fle dot ashtu, me idenë që donte të rrinte edhe atje si në shtëpi, dhe unë që vazhdoja e porosisja duke i thënë se atje e shohin të gjithë njerëzit. Po edhe këta vajzat e tjera me mini fare po vishen, po ç’t’i bëjmë tani?”, rrëfen nëna e Elenës që shton se poi u dha mundësia të komunikojë me të do I thotë që të vishet sic duhet./alb-observer.com/