Ekspertiza: Gjaku në shtëpinë e “monstrës së Laprakës” nuk është i Julianit

Shtëpia e pedofilit monstër, Ardian Prenjasit, është “krehur” nga ekspertët e policisë kriminalistike të cilët kanë kërkuar për gjurmë të 11 vjecarit Julian Cela. Megjithatë analizat e gjakut të bëra në banesën me qira , nuk kanë përkuar me profilin e AND-së së Julian Çelës, djalit që është shpalluar i humbur më 30 nëntorr 2012 .

Sipas dëshmisë të dhënë disa herë nga Prenjasi ai i qëndron versionit se e ka mbytur Julian Çelën,me duar, duke i bllokuar frymarrjen ,pasi ai nuk kishte pranuar të kryente marrdhënie me të, gjë e cila lë sërish të hapur pistën e vrasjes,

Megjithatë një tjetër pistë zyrtare për zhdukjen e Julianit është edhe trafikimi. “Po hetojmë në dy pista , ku më kryesorja është vrasja e vogëlushit dhe hedhja e tupit në landfilkin e Shrrës.Megjithatë ,po mbledhim prova,kryesisht dëshmi,edhe për pistën e trafikimit,, pasi disa familjarë të Julianit, fqinj dhe kolegë të Prenjasit, kanë treguar edhe për disa episode të dyshimta”, janë shprehur nga grupi hetimor I ngritur për këtë rast./alb-observer.com/