Fisi Ilir i Lapodëve !

Fisi Ilir i Lapodëve !
 
Nga Fahri Xharra

Gorski Kotari është një regjion malor i Kroacisë në mes të Karlovacit dhe Rijekës, ku 60% e kësaj ane mvishte me pyje të cilat edhe quhen “mushkëritë e Kroacisë” apo “Zvicra Kroate”.Delnice, sot është qyteti më i madh i kësaj ane ,kurse banorët e regjionit merren me pylltari, tregti, metalopunim, bujqësi dhe turizëm.

Banorët e pare të kësaj aneje ishin fisi Ilir, Lapodët të cilët njihen në këto anë që nga shekulli i nëndët prK. Gjatë shekujve Vi-të dhe VII- të psK ishin “mikpritës “ të sllavëve të cilët i pushtuan këto toka. Dhe dalëngadalë filloj humbje tyre, duke u përzier me ardhacakët dhe duke u tretur në pafundësinë e humbjes së tyre fisnore, të gjakut dhe gjuhës.

 Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit, nga më të… por të fundi i fundit  të gjithë janë udhëtarë dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasë dhënë biletat për në vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve… Dhe udhëtonim.

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë  biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit  të historisë. Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë dhe këto vende që mezi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.

Sidoqoftë! Sot fjalën e kam për Lapodët apo Japodët Ilir, që banonin dhe mbijetonin  përkrah fiseve tjera gjithashtu ilire; Labeatëve, Histrianëve,r, Dalmatëve etj.

Kush ishin Lapodët?

“Popull indo-europian të vërejtur historikisht që nga shek. IX-të prK. të klasifikuar si Ilir, që e banonin Likën, Gackon, Kërbavskon (Kroacia perëndimore), në Una afër Bihaqit ( Bosna perëndimore) dhe Notranjska( Carniolia -Sllovenia e sotit). Ishin pjesë e Conventus Scardonitanus së provinces së Illyricumit. Zermanja dhe  malet e Velebitit, i ndanin në jug nga Labeatët.

Historiani Strabo i klasifikonte si përzierje të Keltëve dhe Ilirëve ,në librin e tij “Barbarët e Illyricumit. Edhe G. Alfody i shihte si përzierje kelto-ilire në librin e tij:

 “ Bevölkerung und Gesellsckaft der römiscken Provinz Dalmatien (Budapest 1965); më vonë shiheshin si ilir të ndikuar nga kultura kelte, por kurrsesi të përzier me ta (J. J. Wilkes, The Population of Roman Dalmatia)

Është një ndryshim në qasjen e shoqërive antike. Me mënyrën metodologjike kanë mbërritur në përfundime më të sofistikuara. Studiuesit e Imperatorisë Romake tani janë shumë të vetëdijshëm në studimin  e kohërave imperiale dhe kopmleksitetin e identiteteve së individëve ashtu edhe të grupeve duke i shikuar ndryshe. Shprehjet ‘romake” dhe “greke” e kanë filluar të humbin kuptimin e singularitetit si kulturor ashtu edhe etnik dhe se shkallë shkallë po zbulohen të gjitha kompleksitetet kulturore dhe etnike që ishin nën ta. (G. Woolf, Beyond Romans and natives, World Archaeology).

Lapodët, përmenden në dy pjesë të ndryshme të Gjeografisë. Edhe mendimi i Strabos vjen nga dy burime të ndryshme që datojnë nga dy periudha të ndryshme.

Identiteti i Lapodëve, në të vërtetë ishte më i përbërë se sa nocioni i Strabos si etnitet i përzier. Duke u bazuar në zbulimet arkeologjike dhe interpretimin e atyre zbulimeve atëherë shohim shumë ngjashmëri të Lapodëve me fqinjët e tyre fisnor Liburnët, Histrianët dhe Venetët, të cilët së bashku e kishin ndërtuar habitusin e tyre të gjerë kulturor. dhe se i ruanin shumë mirë lidhjet e tyre ndërveti.

Kjo pra, ndodhë kur të tjerët ta shkruajnë historinë !

Lapodët i kishin edhe elementet e tyre unike kulturore e cila edhe njihet si” Kultura arkeologjike Lapode”. Studiuesit modern shënojnë  se kishte ndryshime në vet ” kulturën arkeologjike Lapode” të cilat e rritnin  kompleksitetin e miltantizmit, konzervatizmit edhe egalitarizmit të tyre. Përkundër këtij ” fragmentarizmi” Lapod ata e kishin identitetin e tyre që para pushtimeve Romake.

Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdën rrugëtimin e tij; dhe e jona është ruhemi që të mos  na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.R