Hapet vrima në mes të rrugës, “gëlltit” kamionin (FOTO)

Një kamion ishte duke kaluar rrugën por papritmas “gëlltitet” nga një vrime super e madhe në mes të rrugës që u hap në ato momente. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kinë. Shofri i kamionit është shprehur se u dëgjua një zhurmë dhe toka filloi të dridhet. Mendova se bëhet fjalë për tërmet. Menjëherë pastaj dëgjova kërcitje dhe kamioni im tanimë ishte në vrimë. Nuk e dija se sa e thellë është vrima. U frikësova shumë. Këtë pamje kam parë vetëm nëpër filma. Hapja e vrimave në mes të rrugës është kthyer në “modë” në SHBA dhe në Kinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapja e një vrime të tillë i ka shkaktuar edhe një viktimë./alb-observer.com/