Kriza e Qipros gati të shndërrohet në “bombë atomike”!

Ndërsa mbledhja e jashtëzakonshme e Eurogroup për Qipron, është anuluar dy herë deri në këto momente, situata është gati të shpërthej!
 
Fillimisht ishte përcaktuar ora, 20:00 për mbledhjen e jashtëzakonshme të Eurogroup, ajo u anulua dhe u s’postua për në orën 21:00, ndërsa mësohet se pak më parë ajo u përcaktua për në orën 22:00. Të gjitha këto ndryshime ndodhin për shkak të mosmarrëveshjes së madhe që ka midis aleatëve të eurozonës dhe me Rusinë, e cila disponon 60% të kapitaleve në valutë në bankat e Qipros.
Nëse Qipro nuk firmos marrëveshjen me Eurogroup për konfiskim deri në 28% të kapitaleve bankare, atëherë është e detyruar të gjejë rrugë tjetër, që s’është tjetër veç dalje nga eurozona. Dhe nëse ndodh kjo, atëherë “ëndrra” e Europës rrënihet me mënyrën më të keqe të mundshme, madje dëme do jetë aq i madh saqë mund të përballohet vetëm me konflikte ushtarake!

Nga ana tjetër deputet qipriot të partisë DISY dhe në veçanti Prodromos Prodromou, deklaroi hapur në televizionin shtetërorë para pak çastesh se duhet urgjenti që Qirpo të shtyp monedhën e saj kombëtare që është Lira!

Në fjalën e tij deputeti Prodromou pohoi: “Pavarësisht vendimit të Eurogroup, do duhet të mblidhet nesër parlamenti për të vendosur dlajen nga eurozona dhe të avancojmë në shtypjen e mëndeshës kombëtare, një orë e më parë”./alb-observer.com/