Masakrohet biznesmeni me shkop bejzbolli, sherri për 15 mijë euro

Muharrem Hoçja, jë biznesmen nga qyteti i Krujës dhe ish-nënkryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit, është masakruar me shkop bejzbolli nga fqinji i tij. Sipas burimeve zyrtare, 50 vjecari është përballur në shkallët e pallatit ku jetonte me 26 vjecarin Alfred Tuci me të cilin kanë pasur një konflikt të hershëm për një borxh prej 15 mijë eurosh që i riu i kishte biznesmenit. Biznesmeni i kishte kërkuar disa herë Tucit që t’i shlyente borxhin, ndaj sapo janë gjendur përballë njëri-tjetrit, ata janë konfliktuar ashpër. 50-vjeçari i ka thënë fqinjit të tij që të mos i dilte më para syve pa i dhënë paratë. Ndërsa, 26-vjeçari i është përgjigjur se borxhin do t’ia shlyente, por për momentin nuk kishte para.

Pas debateve të para ka nisur një sherr që ka përfunduar shumë keq. Alfred Tuci e ka goditur disa herë me shkop bejsbolli në kokë dhe në trup biznesmenin Muharrem Hoçja, dhe më pas është larguar me shpejtësi.
50 vjecari është dërguar në koma në spitalin Ushtarak megjithëse pas disa orësh ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është arrestuar autori i krimit ndërsa mësohet se vetëm dy muaj më parë, u hodh në erë me tritol dyqani në pronësi të biznesmenit të njohur krutan./alb-observer.com/