Lajm i fundit, presidenti i eurogroup: “Do vijojnë konfiskimet e depozitave bankare në gjithë Europën”, rrënohen bursat!

Nuk ka të ndalur kriza ekonomike dhe “kapadifllëku” i liderëve të Europës me “urdhrat” e konfiskimit të depozitave bankare!
 
Pak më parë vetë Presidenti i Eurogroup, Geroun Ntaiselmploum, i prononcuar për Reuters, ka befasuar financierët dhe shtete e botës, me atë çka ai pohoi.

Edhe pse ditët e fundit situata e krizës ekonomike në Qipro, Greqi, Itali, Spanjë etj, po bëhet më dramatike, paria e eurogroup nuk ka të ndalur me masat e rrepta, ose siç dhe pohi mëngjsin e sotëm në deklaratë për shtyp kryeministri rus, Dimitry Mendvedev “kjo është një vjedhje e hapur që po bënë Europa”!
Geroun Ntaiselmploum ka deklaruar për Reuters: “Modeli që u praktikua në Qipro me konfiskimin e depozitave deri në 40%, nuk do të jetë i fundit, do të vijojnë dhe shumë vende të tjera. Vende të cilat duhet të rikorregjojnë sistemin e tyre bankar me modelin që këshillon Europa”.

Ndërkohë ministri Holandez i ekonomisë, me një deklaratë të tij, dërgoj dallgë rrëqethjeje në të gjithë Europën, duke thënë se marrëveshja e Qipros do përbëj një shembull për ristrukturime të ekonomive dhe sistemeve bankare analoge të shteteve të dobëta të Europës.

Menjëherë pas këtyre deklarimeve bursat u rrënuan nga pasiguria e madhe që ngjallën këto deklarata./alb-observer.com/