Eva e “Big Brother”: “Më mirë katundare sesa pa brekë dhe duke u fërkuar me meshkujt”

Eva e “Big Brother” nga Miloti, e cila mbante sekretin e gjakmarrjes dhe që u eliminua vetëm pas tri javësh, tregpon në një intervistë mediatike eksperiencëm e saj. Kështu ndërsa është shprehur entuziaste për këtë eksperiencë dhe ndryshimet e vogla që po ndodhin në jetën e saj, Eva gjithcka që kemi parë e nuk kemi parë nga ekran.

“Shumë prej banorëve janë gjithë kohës në përpjekje për të nxjerrë anët negative të të tjerëve, dhe mundësisht edhe gjërat e mira që mund të ketë dikush, t’ia interpretojnë si të shëmtuara. Veç kësaj, kam vënë re që sidomos vajzat aty, kanë një koncept të gabuar për emancipimin. Sipas atyre, të zhvishesh e të fërkohesh tregon emancipim.”, rrëfen ajo.
Më tej ajo thotë se më mirë “katundare” sesa një k…. që fërkohet sa amdej këndej.
“Jonilda i puth e i prek të gjithë çunat e thotë që kështu e ka tipin. Po s’më duket shumë normale t’i puthësh djemtë në qafë e t’i përkëdhelësh në trup. Joana i shkon nga pas për një përqafim Anaidit, Elena rri e përqafon Marselinin… Vishen me taka që në pikë të mëngjesit e dalin me brekë e pa brekë… Për mua, emancipim është të flasësh për gjëra të rëndësishme e jo të përgojosh të tjerët gjithë ditën. Femra duhet t’i zgjedhë fjalët që përdor, se nuk është emancipim të përdorësh fjalë banale. Ato mendojnë që duken moderne, por harrojnë që njerëzit po i shohin e po i dëgjojnë.’, thotë ajo./alb-obserevr.com/