Lil Wayne në gjendje kritike për jetën

Reperi amerikan, Lil Wayne, është në gjendje kritike për jetën pas kolapseve të shumta të pësuara ditëve të fundit për shkak të konsumimit të pakontrolluar të substancave narkotike.
Reperi i njohur si Weezy të martën mbrëma ishte dërguar në spital për shkak se pësoi kolaps.

Gjendja e Lil Wayne nuk është e qëndrueshme. Ai është në koma dhe ai është duke marrë frymë në mënyrë artificiale. Burimet e TMZ thonë se familjarët, miqtë dhe shumë kolegë reperë të ‘labelit’ YoungMoney janë pranë tij të përlotur, pasi besohet se orët e ardhshme të tij mund të jenë të fundit.

Në orët e fundit raportohet se edhe nëna e reperit ka fluturuar drejt Los Angelesit për të vizituar të birin e saj, që është ndoshta në orët e fundit të jetës. Ajo nuk ka lejuar që merren vendime tjera të mjekëve për gjendjen e tij pa qenë personalisht prezente.

Kolapset e njëpasnjëshme të Lil Wayne kanë ardhur për shkak të konsumimit të tepruar të substancave narkotike, aq shumë sa që edhe pas tri tentimeve për të larguar nga stomaku me ‘pumpim’ këto substanca, gjendja e tij nuk është përmirësuar.

Mbetet të shihet në orët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me reperin e njohur për hitet “Mirror”, “She Will”, “Blunt Blowin” dhe shumë të tjera.

(Telegrafi/BalkanWeb)