Më në fund lulëzoi dashuria në shtëpinë e "Big Brother". Ose të paktën kështu është dukur gjatë njërës prej netëve në dhomën e gjumit... Teksa të tjerët flinin, Anaidi dhe Joana
kanë vendosur të ndajnë bashkë shtratin dhe jo vetëm. Ata kanë kaluar
momente të nxehta nën jorgan dhe më në fund kanë shfaqur atë që ndiejnë
për njëri-tjetrin.
Akti seksual ka zgjatur pak, vetëm tre minuta. Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje brenda një kohe të shkurtër. Shpesh janë zënë e po aq shpesh janë përqafuar. Më e dhënë është dukur Joana, e cila, edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë.
Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe
ka nevojë ta ketë pranë. Për këtë arsye, 26- vjeçarja nga Tirana vendosi
që t’i japë fund marrëdhënies shumë-vjeçare me të dashurin që jeton në
Greqi. Me shumë gjasa, skena e seksit do të transmetohet sonte gjatë
spektaklit... Të presim e të shohim. /albeu.com/