BB6: Anaidi, nxit Marselinin për debat dhe më pas i kundërvihet

Anaidi kur u zgjua në mëngjes diskutoi me banorët që ai ka më afër për mënyrën se si do të sillej sot me banorët e tjerë. Ndër të tjera ai foli me Marselinin se do të ngacmonte Ilirin dhe do të debatonte me të. Marselini i tha që nëse do të niste një debat me banorët ta përfshinte edhe atë. Sapo Anaidi filloi të ngacmonte banorët, kryesisht Ilirin me ironitë e veta, Marselini përfshihet në debat me Shpendin duke u munduar që t’i dalë në krah Anaidit.

Kështu iniciatori i debateve të stërzgjatura mes Marselinit, Shpendit dhe Eldorët ishte Anaidi, por ndodh që ai vetë i kundërvihet Marselinit dhe debaton me të deri në ofendime në sy të banorëve të tjerë të shtëpisë.

Gjatë kohës që Anaidi e mbron tek Eldora Marselinin, në dhomë Vjen Marselini dhe fillon që të shfajësohet përpara Eldorës për fjalët që ka thënë. Anaidi në këtë moment i kundërvihet dhe fillon që t’i thotë se ai nuk është “burrë” sepse nuk i pranon fjalët që thotë. Anaidi i thotë se ai dhe Elena e kanë dëgjuar që ai të komentojë marrëdhënien e Eldorës me Shpendin, por Marselini e mohon dhe debaton me ta.

Pas disa minutave debat Eldora i thotë Marselinit se për të kjo është një çështje e mbyllur dhe i kërkon që të mos e komentojë më tej me askënd. Marselini del nga dhoma dhe pas tij edhe Anaidi. Të dy shkëmbejnë ofendime në adresë të njëri-tjetrit. Anaidi e ofendon duke i përsëritur shprehjet që i ka thënë në debatet e mëparshme me të dhe e quan “femër”. Banorët e tjerë që janë të pranishëm jashtë qeshin me shprehjet e Anaidit i cili u duk se Marselinin e kishte në një farë mënyrë krah të vetin, por sot debatoi ashpër me të duke e nxjerrë keq përpara banorëve të tjerë, me të cilët Marselini ka debatuar gjithmonë.
(gazeta-Shqip.com)