Mësuesi gjuan pa mëshirë nxënësin! (VIDEO)

Videoja e publikuar në Youtube ka shokuar Spanjën. Skenat brutale që i kanë xhiruar nxënësit e enklavës spanjolle në Marok dhe më pas i kanë publikuar në Youtube kanë bërë që autoritetet në Melilli të nisin hetimet.

Në video shihet një djalosh që bërtet dhe përpiqet të shpëtojë nga rrahjet e mësuesit ndërsa mediat spanjolle njoftojnë se këto dukuri janë të përditshme në shkollat e këtij qyteti. /albeu.com/