Analizat kimike që edhe këto janë të instaluara në trupin e Curiosity treguan se kampionët përbehen nga 20% argjilë, që sipas gjasave u formua nga rrjedha e ujit në kombinim me material vullkanik.
NASA në një deklaratë të saj zyrtare të dhënë më 12/03/2013 ditë e martë, pohoi se të dhënat e grumbulluara nga sonda Curiosity, tregojnë se ndodhet në brigjet e një sistemi të vjetër lumenjsh apo të liqeneve të cekët. Gjithashtu, gjurmë janë gjetur edhe në zona të tjera të Marsit. Curiosity faktoi se uji i gjetur nuk kishte acid ose oxidant në një shkallë të mjaftueshme për të parandaluar zhvillimin e jetës. Nivelet e kripërave nuk ishin në nivele ndaluese –kur arrin në gardën më të lartë- në prani të sulfatit të kalciumit për të treguar se uji ishte neutrale ose i butë alkaline.
Shkencëtarët pohuan se materialet e zgjedhura nga Curiosity do mund t’u ofronin mikrobeve jashtëtokësore një burim energjie kimike për zhvillimin e tyre.
“Një pyetje jetike që ftohet t’i përgjigjet ky mision është ajo se sa mundej Marsi të ofronte një ambient të përshtatshëm për jetë!”, deklaroi Michael Meyer, një shkencëtari kryesor dhe kreu i grupit të misionit të NASA-s në Uashington./alb-observer.com/
“Bazuar në atë çka ne dimë deri tani, përgjigja është po,” tha ai.