Nëse të gjitha vampiret do të ishin kështu, ia vlen të na pinin gjakun (foto)

Filmat me vampirë vazhdojnë të jenë në modë. Aq më tepër kur vampirët kanë pamjen e aktores seksi Jemma Arterton.
 
Aktorja britanike ka rol protagonist në filmin “Byzantium”, që në fakt nuk ka asnjë lidhje konkrente me Bizantin.

Por gjithsesi ky film ia vlen ta shikoni. Arterton luan rolin e një vampireje 200-vjeçare që punon si prostitutë. Filmi mban firmën e Nil Jordan, i cili edhe në të shkuarën ka xhiruar filma me vampirë. Kujtojmë këtu filmin “Intervistë me një vampir” me protagonistë Brad Pitt dhe Tom Cruise.
Por që të kthehemi përsëri tek “Byzantium”, një gjë është e sigurt: nëse të gjitha vampiret do të ishin si Jemma, ia vlen të na pinin edhe gjakun! /alb-observer.com/