Prezantuesi nuk i heq sytë nga gjoksi i aktores

E ftuar  ne emisionin “The Tonight Show” dje ne mbrëmje, Halle Berry ishte thjesht e mrekullueshme. 46 vjeçarja nuk ishte kursyer me dekoltenë e saj, çka e ka “tronditur” paksa edhe bashkëfolësin e saj Jay Leno-n.
Show men-i 62 vjeçar, i cili e kishte te vështirë te mos i hidhte here pas here sytë tek gjoksi i zbuluar i Halle-it, e ka përgëzuar këtë te fundit edhe për fustanin e veshur ne Oskar. “Gruaja ime dhe unë mendojmë se ju ishit veshur me bukur nga te gjitha. Gjithsesi unë preferoj këtë fustan qe keni veshur sot” - ka thënë ai duke buzëqeshur.
Halle Berry ka përfituar nga pjesëmarrja ne emision për te konfirmuar prezencën e saj ne filmin e ri “X-Men”.