Eklips i dyfishtë i diellit, ja imazhi unik i NASA-s

Në fillim të marsit, sonda e NASA-s, ‘Solar Dynamics Orbiter’ (SDO), ka hyrë në stinën e eklipseve, një periudhë prej tre javësh në të cilën Toka në mënyrë të përditshme bllokon ‘shikimin’ drejt Diellit, për një farë kohe.
Më 11 mars, SDO ka regjstruar një surprizë të dyfishtë. Fillimisht erdhi kalimi i Tokës, që ka bllokuar shikimin e Diellit, për rreth 2 orë e 30 minuta. Më vonë, në të njëjtën ditë, për rreth një orë e çerek, ishte Hëna që imponoi një eklips të pjesshëm diellor.
Siç mund të vërehet nga imazhet, kur është Toka që errëson shikimin e Diellit, sonda kap gjithsesi dritën që kalon përmes atmosferës dhe imazhi duket i mbytur. Më e përcaktuar është hija e Hënës. Nga momenti që nuk ka atmosferë, forma e saj mund të duket qartë.