Sekreti… Pse bajamja çel më herët se çdo pemë tjetër?

Bajamja çel më herët nga çdo pemë tjetër, duke shënuar kështu fillimin e pranverës. Por, a e dini se për ç’arsye ndodh kjo?
Bajamja çel më herët nga çdo bimë tjetër, ngaqë në raport me bimët e tjera ka çelje të “papërsosur”. Kjo krijon probleme me prezencën e domosdoshme të insekteve, që transferojnë pjalmin nga lulja mashkull në vezoret e lules femër që të kryhet procesi i fekondimit.
Kështu, nëse bajamja çel më vonë, bashkë me bimët e tjera, rrezikon që insektet që e ndihmojnë në procesin e fekondimit, të preferojnë bimë të tjera. Ndaj, bajamja çel më herët dhe siguron vetë ndërhyrjen e insekteve që janë të detyruara, dashje pa dashje ta preferojnë pa patur zgjidhje tjetër./alb-observer.com/